Po kalon një formë fantastike

- Bota Sot

Po kalon një formë fantastike

Julian Alvarez po kalon një formë fantastike te Atletiko Madrid, por ai mund të kishte qenë sulmues i Barcelonës.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se blaugranat patën mundësinë që të kishin në skuadër argjentinasin për 22 milionë euro gjatë kohës që ai ishte pjesë e River Plate.

Por ata preferuan të firmosnin me Ferran Torresin dhe më pas Alvarez iu bashkuar Mançester Sitit.

Rikujtojmë që 25-vjeçari iu bashkua ekipit të Diego Simeones verën e kaluar, duke realizuar 11 gola në 28 paraqitje në kampionat. Ai po përfaqëson Argjentinën në kualifikueset e Botërorit 2026 dhe do të rikthehet në aksion për ndeshjen ndaj Brazilit.



Read it all at Bota Sot