Modriç lavdëron Mbappen

- Bota Sot

Modriç lavdëron Mbappen

Mesfushori Luka Modriç në një intervistë për “Telefoot” lavdëroi Kilië Mbape (kundërshtari i tij sonte në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kombeve dhe shoku i tij te Real Madrid).

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë.

Ai ka shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë. Ajo që më godet më shumë është personaliteti i tij.

Ai është një djalë i mrekullueshëm, shumë modest, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka.

Nga jashtë mund të themi se nuk është sezoni i tij më i mirë, edhe pse tashmë ka shënuar tridhjetë gola! Për Topin e Artë, le të vazhdojë të bëjë atë që po bën, që është të ndihmojë Real Madridin të fitojë tituj.

Jam i sigurt se do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa Topa të Artë”, përfundoi kroati.



Read it all at Bota Sot