Trajneri i Uellsit: Sfida kundër Maqedonisë më emocionon

- Bota Sot

Trajneri i Uellsit: Sfida kundër Maqedonisë më emocionon

Trajneri i Uellsit, Craig Bellamy ka paralajmëruar vizitën në Shkup dhe duelin me Maqedoninë.

Ai tha se i pëlqen sfida për të luajtur kundër një ekipi të tillë, por se nuk ka netë pa gjumë për ndeshjen e së martës.

Bellamy tha se Uellsi duhet të japë më të mirën të martën dhe të dalë me një fitore.

“Duhet të jemi më të mirët dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë.

A kam netë pa gjumë? Jo, ka gjëra shumë më të rëndësishme. Më pëlqen sfida për të përgatitur kombëtaren për të fituar kundër Maqedonisë.

Do të doja të kisha mundësinë të përgatisja një ekip që do të luante kundër Brazilit. Nuk e shikoj gjithçka si të jetoj me “thikë në fyt”, e dini çfarë dua të them? Por ne duhet të përgatitemi për çdo sfidë. “Sfida e radhës për të luajtur kundër Maqedonisë më emocionon”, tha Bellamy.



Read it all at Bota Sot