Papa u largua nga spitali për në Vatikan me një tub oksigjeni në hundë

- Bota Sot

Papa u largua nga spitali për në Vatikan me një tub oksigjeni në hundë

Papa Françesku la shtratin e spitalit për tu kthyer në Vatikan. Siç ishte premtuar, ai fillimisht u shfaq në dritaren e spitalit Gemelli për një përshëndetje të shkurtër për besimtarët më pas u largua për  t’u kthyer në Vatikan, pas 37 ditësh shtrimi në spital.

Ati i Shenjtë, shpjegoi ekipi mjekësor të shtunën, “asnjëherë nuk ishte intubuar, ai ishte gjithmonë vigjilent” edhe pse kishte “dy episode në të cilat jeta e tij ishte në rrezik”. Tani e presin dy muaj rikuperim.

Papa doli në ballkonin e Gemelli në një karrige me rrota, i veshur me rrobën e tij të bardhë papale. Zëri i tij dukej se ishte përmirësuar në krahasim me regjistrimin e parë dhe të vetëm të javëve të fundit, gjatë të cilit, në spanjisht, ai donte të falënderonte besimtarët për lutjet e tyre.

Me dorën e tij më pas skicoi një bekim duke bërë shenjën e kryqit.

Teksa u largua nga spitali ai mbante në hundë një tub oksigjeni për ta ndihmuar me frymëmarrjen.



Read it all at Bota Sot