Kombëtarja e Kosovës ne futboll do të luajë për herë të parë në Ligën B të UEFA Ligës së Kombeve, pasi në fazën e playoff-it e mposhti në dy ndeshje Islandën.
Fillimisht Dardanët triumfuan në Prishtinë më rezultat 2-1 dhe pastaj edhe në Murcia të Spanjës me rezultat 3-1 ku shkëlqeu Vedat Muriqi me tre gola të realizuar.
Tshmë janë mësuar menjëherë edhe kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në këtë kategori të kësaj gare. “Dardanët” pritet të jenë të vazon e katërt, ku i shmangen kombeve, si: Suedia, Irlanda e Veriut dhe Maqedonia e Veriut.
Kështu që kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nga vazo 1, 2 dhe 3, janë: Skocia, Hungaria, Polonia, Izraeli, Sllovenia, Gjeorgjia, Republika e Irlandës, Rumania, Austria, Ukraina dhe Zvicra.