Kombëtarja e Kosovës në futboll tashmë është ngritur një rang më lartë në Ligën e Kombeve duke u futur në Lign B të kësaj gare pasi në ndeshjen e playoff-it e mposhti Islandën në dy ballafaqime, raporton KosovaPress.
Kjo përveç se është një arritje historike në aspektin sportiv, do t’i sjellë Kosovës, përkatësisht Federatës së Futbollit (FFK) edhe të hyra të konsiderueshme financiare.
Sipas rregullit të UEFA-s, skuadrat që garojnë në Ligën B përfitojnë 1.5 milionë euro, shifër kjo mjaftë e lartë për një federatë si ajo e Kosovës. Këto ta ardhura tashmë janë të garantuara pasi një vendim i tillë erdhi nga UEFA në vitin 2018.
Vlen të theksohet se fituesi i përgjithshëm i Ligës së Kombeve UEFA, pas turneut final, do të marrë 10.5 milionë euro.