Sot në orën 20:45, djemtë e Kombëtares do të kthehen në fushën e blertë. Andorra është kundërshtari i radhës, që konsiderohet edhe më modesti në Grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.
Kompanitë e basteve e mendojnë Shqipërinë si favorite absolute ndaj Andorrës. Fitorja e kuqezinjve në “Arenën Kombëtare” kutohet 1.2.
Në anën tjetër barazimi me 6 dhe fitorja e Andorrës do të ishte mrekulli. Kjo pasi koeficienti për miqtë është 21.
Të njëjtat kuota, por në krahun e kundërt, ishin për ndeshjen e Shqipërisë ndaj Anglisë. Djemtë e drejtuar nga Silvinjo u mposhtën me rezultatin 2-0.