Pas daljes në ballkon: Papa Françesku nuk do të jetë më kurrë si më parë

- Bota Sot

Pas daljes në ballkon: Papa Françesku nuk do të jetë më kurrë si më parë

Ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në shumë aspekte – magjike për turmat e mbledhura jashtë spitalit Gemelli në Romë, dhe padyshim edhe për vetë Papën, i cili lulëzon kur ka kontakt me besimtarët.

Le të mos harrojmë se po flasim për një 88-vjeçar i cili ka qenë në rrezik jete. Gjatë pesë javëve të fundit, ai kaloi një gjendje kritike, me pneumoni në të dy mushkëritë.

Edhe mjekët e tij e kanë pranuar se jeta e Papës ka qenë në rrezik. Por sot, ai është në rrugën e shërimit dhe ka lënë spitalin.

Një paraqitje e ndjeshme dhe simbolike

Papa Françesku doli në publik për herë të parë pas pesë javësh, vetëm pak orë para se të dilte nga spitali. I qeshur dhe duke bërë shenjën e mirënjohur me gishtin e madh lart, ai dha shpresë, por në të njëjtën kohë dukej i lodhur, me vështirësi në frymëmarrje pas vetëm pak minutash përballë turmës.

Teksa kthehej në Vatikan me makinën e tij të bardhë Fiat, ai mbante tub oksigjeni në hundë, që e ndihmon për të marrë frymë më kollaj.

Kjo ishte dita kur u bë e qartë se papati ka hyrë në një fazë të re.

Një papat më pak aktiv, por më profetik

Ky është tashmë një papat më pak dinamik fizikisht, por më i thellë në udhëheqje shpirtërore. Truri i Papës, sipas mjekëve, “është si i një 50-vjeçari”, por trupi nuk e ndjek më me të njëjtin ritëm.

Në muajt në vijim, do të shohim më shumë paraqitje nga ballkoni, por udhëtimet ndërkombëtare ka gjasa të anulohen, dhe takimet e tij do të jenë të kufizuara.

Papa Françesku ka ende shumë për të rikuperuar, por ai ka lënë të kuptohet qartë se dëshiron të vazhdojë misionin e tij nga Vatikani, sa më shpejt që të jetë e mundur. / bota.al



Read it all at Bota Sot