Sulmuesi i Liverpool-it, Luis Diaz, ka bërë të ditur se do të priste me krahë hapur një transferim te Barcelona gjatë verës që po vjen.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, ylli kolumbian ka komunikuar përmes ndërmjetësve se është i hapur për një kalim te katalanasit në fund të sezonit.
Diaz vlerësohet lartë nga drejtuesit e Barcelonës. Presidenti Joan Laporta dhe drejtori sportiv Deco thuhet se admirojnë kolumbianin.
Anësori me Liverpool-in ka kontratë deri në vitin 2027, por duket se ardhmja e lojtarit do të jetë në ‘Camp Nou’.
Megjithatë, për momentin, Barça nuk ka fondet e nevojshme për të nisur bisedimet me ‘The Reds’, por siç raportohet në kampin blaugrana dhe atë të Diazit mbizotëron shpresa se mund të gjendet një zgjidhje për transferimin e kolumbianit tek Barcelona.