Projekt i dështuar

- Bota Sot

Projekt i dështuar

234 milionë euro të shpenzuara për 13 lojtarët e blerë në merkato, mes verës dhe dimrit.

Si askush tjetër në Itali. Juventusi nisi një projekt, me Motën në krye, por tashmë të dështuar. Blerjet kanë qenë larg pritshmërive që erdhën, menaxhimi i ekipit jo fort i mirë, ndërsa tani shpresat e “Zonjës” janë në dorën e Igor Tudor.PRITSHMËRITË- Nëse nën nxehtësinë e gushtit tifozët e “Zonjës” ëndërronin për një të ardhme të madhe, që ishte po ashtu merita e Tiago Motës që vinte me pretendime të larta, pasi sapo kishte arritur një sukses me Bolonjën.

Por jo vetëm kaq, pasi pritshmëritë u rritën edhe nga buxheti i madh i vendosur nga klubi.

Nga njëra anë, ulja e pagave më të larta dhe nga ana tjetër, investimet për lojtarë me paga më të ulëta krahasuar me ata që po largoheshin. Korriku solli operacionin me Aston Vilën për të marrë Duglas Luiz për 50 milionë euro, gushti ishte çelur me Niko Gonzalez për 33 milionë dhe Teun Kopmeiners për pak më shumë se 51 milionë.

Në mes, shumë goditje të tjera, nga huazimet e Konseisao dhe Kalulu deri tek afrimi i Kabal. Dy muaj para përfundimit të Serisë A, mund të thuhet qetësisht se shoqëria dhe tifozët kanë të drejtë të presin më shumë.

ZHGËNJIMI— Investimet më të mëdha të Juventusit, në fakt sot janë kthyer në një bumerang që po godet ata vetë. Duglas Luiz ka humbur më shumë ndeshje këtë vit për shkak të lëndimeve sesa në gjithë karrierën e tij, Niko do të mbyllë sezonin ndoshta me numrin më të vogël të golave që kur ka luajtur në Itali, ndërsa Kopmeiners është shndërruar nga “Hulk i gjithëfuqishëm” në një lojtar që nuk e kupton situatën ku ndodhet. Pjesërisht për shkak të lëndimeve dhe pjesërisht për shkak të performancës së ekipit, në janar, drejtori teknik Kristiano Xhuntoli ka hapur përsëri portofolin. Huazimi i Randal Kolo Muani fillimisht dukej shumë i saktë, 5 gola në tre ndeshjet e para të Juventusit, por që pastaj u fik. Alberto Kosta (12,5 milionë euro) ende duhet të zbulohet dhe vlerësimi prej 17,5 milionë për Loid Kelin duket, deri tani, paksa i fryrë.

Tani është radha e Igor Tudor për të kuptuar dhe provuar se kush vërtet nuk është për Juventusin dhe kush, përkundrazi, kishte nevojë për diçka ndryshe për të shkëlqyer.

KUSH SHPËTON- Por jo gjithçka është për t’u hedhur poshtë. Huazimi i Renato Veiga është dukur funksional, Mikele di Gregorio ka hapësirë për t’u rritur, por nuk ka qenë kurrë një zhgënjim. Kefren Turam duket se tashmë ia vlen më shumë se 20 milionë eurot e paguara për të. Konseisao dhe Kalulu, kanë treguar se ia vlejnë të bëhet një përpjekje për t’i mbajtur në Torino. Megjithatë, gjithçka do të kuptohet me kalimin e kohës, pasi fokusi kryesor është vendi i katërt fillimisht.



Read it all at Bota Sot