Mesfushori Elvis Rexhbeçaj po kalon në një superformë.
Pas paraqitjeve të mira të tij ndaj Islandës, ku shënoi edhe gol në Prishtinë, ai mund të largohet nga Augsburgu në fund të këtij sezoni.
Për Rexhbeçajn, kanë shprehur interesim skuadrat e mëdha evropiane si Celticu, Beshiktashi, Parma si dhe disa klube nga Anglia.
Rexhbeçaj, këtë sezon me Augsburgun ka bërë 24 paraqitje dhe ka arritur të shënoj 2 gola dhe 1 asistim.