Man United dhe Bayern Munich në garë për talentin turk

- Bota Sot

Man United dhe Bayern Munich në garë për talentin turk

Manchester United raportohet se po përballet me një konkurrencë të fortë për transferimin e mbrojtësit të ri të Fenerbahçes, Yusuf Akçicek.

Sipas gazetarit turk Yagiz Sabuncuoglu së fundmi në garë për mbrojtësin turk ka hyrë edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Madje, edhe ‘BILD’ shkruan se bavarezët janë të interesuar për 19-vjeçarin e Fenerbaçes, raporton RTKLive.

Akçicek me Fenerbahçen ka kontratë deri në vitin 2028 dhe këtë sezon ka treguar potencialin e tij me 15 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.

Ai ka debutuar edhe me kombëtaren e Turqisë në një ndeshje ndërkombëtare, duke rritur vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.



Read it all at Bota Sot