Rudiger pranon

- Bota Sot

Rudiger pranon

Gjermania siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Nations League pasi eliminoi Italinë në çerekfinale.

Ajo që dukej një ndeshjen e lehtë për skuadrën e trajnerit Nagelsmann, që udhëhiqte 3-0 pas pjesës së parë, u kthye në një makth në 45 minutat e dyta.

Skuadra italiane realizoi 3 gola dhe barazoi shifrat në 3-3, ndërkohë që VAR i hoqi edhe një penallti që mund të kishte ndryshuar fatet e lojës. Për pasojë, mbrojtësi Antonio Rudiger bën autokritikë.

“Ishte një lojë me dy fytyra nga ana jonë. Ne dominuam në pjesën e parë, dhamë gjithçka që prisni nga një ndeshje si kjo, ndërsa në pjesën e dytë luajtëm më shumë topa prapa, ndërkohë që koha shtesë na penalizoi”, tha Rudiger.

“Ishim vetë ne ata që e ndërlikuam lojën, duke e bërë më të vështirë për veten tonë. Jemi në rrugën e duhur, por pjesa e dytë duhet të jetë një proces mësimor për ne, që nuk duhet të përsëritet më.

Personalisht Dua të jem versioni më i mirë i vetes dhe të ndihmoj skuadrën”, tha mbrojtësi i Real Madrid.



Read it all at Bota Sot