Ronaldo: Shoku i kombëtares ma piu shishen e verës 10 mijë dollarëshe në gota plastike

- Bota Sot

Ronaldo: Shoku i kombëtares ma piu shishen e verës 10 mijë dollarëshe në gota plastike

Një shishe verë që kushtonte 10.000 dollarë, e pirë në gota plastike me kubikë akulli. Dhe nuk i pëlqeu shumë…

Gjatë “Charla Podcast”, Ronaldo (Fenomeni) ka treguar një episod interesant me ish-shokun e tij të ekipit kombëtar, Vampeta.

Ronaldo ka rrëfyer se një mbrëmje, ish-mesfushori brazilian, që ishte një meteor tek Interi, ku luajti nga korriku 2000 deri në janar 2001, ishte në shtëpinë e tij. Atje, pa e ditur Ronaldo, ai piu një verë franceze që kushtonte 10.000 dollarë:

“E kisha marrë në një restorant të vjetër, shumë ‘chic’, luksoz, në Paris. Atje ishte një tryezë e ngritur, në të cilën ‘rindërtohej’ darka e fundit e Napolonit. Bleva një shishe verë ‘Petrus’, e mora në shtëpi më shumë për vlerën e saj simbolike, duke qenë vera më e famshme në botë.

Nuk kisha ndërmend ta hapja, pasi shishja datonte nga viti i lindjes së saj, 1500. Më kishin thënë që nuk kishte qenë një vit i mirë. Epo, Vampeta e hapi, mori disa gota plastike, e derdhi, e piu dhe bëri një fytyrë të shëmtuar, duke thënë:

Është jashtëzakonisht e nxehtë, a ke akull? Pastaj nisi të vendoste nga një kubik akulli në çdo gotë. Unë nuk mund ta besoja sepse, siç thashë, ishte thjesht një verë për ekspozitë”.

Kjo anekdotë e pabesueshme shkaktoi të qeshura tek të ftuarit e podcast-it.



Read it all at Bota Sot