Ish sulmuesi i shquar Enis Zabërgja ka marrë pozitë të re të skuadra e futbollit Llapi i Podujevës.
Llapjanët janë në situatë të palakmueshme dhe besojnë e shpresojnë se do të sigurojnë ekzistencën në elitën e futbollit tonë.
“Enis Zabërgja emërohet Shef i skautimit për të rinjtë
Klubi Futbollistik Llapi njofton se ish-futbollisti Enis Zabërgja është emëruar Shef i Skautimit për të rinjtë.
Pas një karriere të gjatë në futbollin aktiv, Zabërgja, i cili së fundmi është pensionuar nga futbolli, tani do të marrë një rol kyç në zbulimin dhe zhvillimin e talentëve të rinj, duke ndihmuar në rrugëtimin e tyre drejt ekipit senior.
Me përvojën dhe njohuritë e tij, ai pritet të jetë një faktor i rëndësishëm në ndërtimin e një baze të fortë të futbollistëve të rinj në klubin tonë", ka njoftuar KF Llapi.
Zabërgja shpreh fjalë miradije: “Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti dhe që do të kontribuoj në zhvillimin e talentëve të rinj. KF Llapi gjithmonë ka qenë një klub që i beson të rinjve, dhe unë do të jap maksimumin për të zbuluar dhe avancuar futbollistët më të spikatur drejt ekipit të parë”.
"Me angazhimin e Zabërgjës në këtë rol, KF Llapi mendon për të ardhmen e klubit, duke krijuar një strukturë të fortë për zhvillimin e talentëve dhe avancimin e tyre drejt Evropës”, ka njoftuar KF Llapi.