Milan mendon për Cesc Fabregasin

- Bota Sot

Milan mendon për Cesc Fabregasin

Brenda këtyre dy javëve, Milan pritet të zyrtarizojë drejtorin e ri sportiv, sipas të gjitha gjasave do të jetë Fabio Paratici. Pas ardhjes së drejtorit të ri sportiv, Milan do të fillojë nga puna për të gjetur trajnerin e ri. Aventura e Sergio Conceicao-s pritet të mbyllet në fund të këtij sezoni.

Deri tani kanë qarkulluar disa emra të njohur si kandidatë për të marrë stolin e Milanit duke filluar nga Antonio Conte, Max Allegri, De Zerbi etj, por “Corriere dello Sport” raporton se në krye të listës qëndron Cesc Fabregas.

Spanjolli po shkëlqen në krye të Como-s, ekip që po tregon një futboll tejet të bukur dhe cilësor falë tij. Ecuria e mirë e Fabregas si trajner ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, e sidomos Milanit. Giorgio Furlani e pëlqen shumë Fabregas dhe është gati të bëjë çdo gjë për ta sjellë teknikun spanjoll në “San Siro” për sezonin e ri.

Por, Fabregas ka dy “pengesa” para që mund të ndikojnë në vendimin e tij për t’iu bashkuar Milanit.

E para te Como, ai është trajner, por edhe aksioner. Në rast kalimi te Milan, duhet të heq dorë prej aksioneve që ka te Como. “Pengesa” e dytë ka të bëjë me faktin që vetë Fabregas nuk është ende i bindur për largimin kaq shpejt nga Como dhe të hedhë një hap gjigant drejt një ekipi si Milan.



Read it all at Bota Sot