Real Madridi blindon Asension me një super kontratë

- Bota Sot

Real Madridi blindon Asension me një super kontratë

Raul Asensio thuhet se ka nënshkruar kontratë të re afatgjatë me Real Madridin, marrëveshje e cila ka mbetur vetëm të vuloset nga të dyja palët. Jeta e Asencios nuk do të jetë më e njëjta këtë sezon, pasi ai është tashmë një lojtar kyç për Real Madridin, pasi marrëveshja për rinovimin e tij është mbyllur.

Sipas gazetës Marca, mbrojtësi i ri ka nënshkruar për këtë sezon dhe katër të tjera, pra një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2029.

Praktikisht është një nënshkrim galaktik sepse sezonin e ardhshëm do të fitojë 6.2 milionë euro dhe do të ketë një rritje progresive, që sezonin pas tij të fundit të arrijë në 9 milionë në vit.

Ky rinovim thuhet se përfshin edhe një klauzolë largimi prej 100 milionë euro dhe megjithëse Real Madridi kishte hapësirë ​​për të negociuar, preferuan ta mbyllnin rinovimin sa më shpejt që ishte e mundur pasi arritën marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij të ri.

Ndryshe, Asencio iu bashkua ekipit të parë në verë për të ndihmuar në para-sezonin e Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa me kalimin e kohës, ai është kthyer në një titullar të rregullt të ekipit.



Read it all at Bota Sot