Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se pavarësisht që Harry Maguire nuk është përfshirë në dy ndeshjet e para nën drejtimin e tij, mbrojtësi i Manchester United është gjithmonë në garë për një vend në kombëtare.
Tridhjetë e dy vjeçari ishte pjesë kyçe e ekipit të Gareth Southgates, duke luajtur në tre turne të mëdhenj, por kishte humbur Euro 2024 për shkak të një lëndimi.
Megjithatë, ai nuk është përzgjedhur për dy ndeshjet kualifikuese të Anglisë për Kupën e Botës ndaj Shqipërisë dhe Letonisë, pasi kishte probleme fizike prej fillimit të marsit.
“Ishte e supozuar që mund të luante, por nuk doja të rrezikoja duke marrë një lojtar për të cilin do të duhej të kujdeseshim në çdo stërvitje”, ka thënë tekniku gjerman.
“Ai e pranoi vendimin në mënyrë të pabesueshme. Më dërgoi mesazhe duke na uruar fat, gjë që tregon çfarë personi është: një djalë i mrekullueshëm. Ai do të jetë gjithmonë në garë për kombëtaren.”