Sipas La Gazzetta dello Sport, trajneri i Interit, Simone Inzaghi, do të marrë një bonus prej 1 milion eurosh nëse skuadra fiton titullin e Serie A këtë sezon, ndërsa ekipi do të ndajë një shpërblim prej 6 milionë eurosh nëse arrin të fitojë tripletën.
Interi, kampionët në fuqi të Serie A, janë e vetmja skuadër italiane ende në garë në tre kompeticione këtë sezon. Ata kryesojnë kampionatin me tre pikë avantazh ndaj Napolit të vendit të dytë dhe janë kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sipas Gazzetta-s, kontrata e Inzaghit me Interin përfshin një bonus prej 1 milion eurosh nëse ai arrin ta fitojë sërish titullin në sezonin 2024-25.
Trajneri italian së fundmi u nderua me çmimin Panchina d’Oro për sezonin 2023-24, si vlerësim për triumfin e Interit në kampionat.
Verën e kaluar, Inzaghi firmosi një kontratë me pagë 6.5 milionë euro në vit deri në vitin 2026, ndërsa aktualisht klubi është në negociata për një rinovim të mundshëm deri në vitin 2028. Presidenti i Interit, Beppe Marotta, e ka cilësuar zgjatjen e kontratës së tij si një “formalitet”.
Sigurisht, Inzaghi nuk do të jetë i vetmi që do të përfitojë bonuse nëse Interi fiton më shumë trofe këtë sezon.
Sipas Gazzetta-s, shpërblimi që do të ndahet mes skuadrës nëse arrijnë të fitojnë të gjitha garat këtë sezon do të jetë 6 milionë euro.