Reprezentacioni I Maqedonisë U-16 ka fituar me rezultat 2:0 ndaj përzgjedhjes përkatëse të Kirgistanit në ndeshjen e dytë kontrolluese në Side të Antalisë.
Maqedonia ishte kundërshtari më i mirë gjatë gjithë ndeshjes.
Përvec dy golave të shënuar në pjesën e parë, të rinjtë tanë humbën disa raste të jashtëzakonshme.
Fadil Islamovic kaloi Maqedoninë në avantazh me një gol nga penalltia në minutën e 12-të, kurse Soner Rakipi shënoi në minutën e 18-të për epërsi 2:0.
Blendy Lacka pati një mundësi të shkëlqyer për të rritur epërsinë tonë, duke gjuajtur shkëlqyeshëm nga 20 metra, por portieri Kirgistan me një ndërhyrje të mirë i shpëtoi portës. Dejan Spasevski pati një tjetër mundësi të mirë për të shënuar, por ishte i pafat që nuk shënoi.
Ndeshjen e parë miqësore në Side të Antalisë, Maqedonia U16 zhvilloi kundër Rusisë. Në atë ndeshje testuese humbën me rezultat 3:0.
Ndeshje kontrolli në Side, Antalia;
Kombëtaret nën 16 vjeç: Maqedoni – Kirgistan 2:0 (2:0);
Maqedonia: Rinor Ceka, Vasko Papaliski, Gregorian Mihajlovski, Davor Jordanov, Mihail Mitrevski, Dejan Spasevski, Blendi Ljaçka, Arda Iljazovski, Fadil Islamoviq, Soner Rakipi, Vulnet Ameti;
Rezervat: Ivan Stoilkovski, Luka Grchevski, David Liotoski, Bozhidar Gogaçevski, Meldin Alomerovic, Arijan Ramadani, Marko Mirçevski, Gorjan Petkovski, Luka Georgievski, Aleksa Jazagiç, Stefan Jordanovski, Vasko Papaliski, Andrej Cvetkovski;