Bashkimi 1947 pardje mori një fitore me vlerë në javën e 21-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë, pasi mposhti Vardar Negotinën me rezultat 5:2.
Goli i dytë për kumanovarët u shënua nga sulmuesi i ri dhe i talentuar Agan Sulimani, i cili ngriti rezultatin në 2-0.
Sulimani pati paraqitjet tejet të mirë, dhe për këtë ai është përfshirë në formacionin e javës së bashku me kapitenin Amar Imeri, që poashtu shënoi gol, duke zhbllokuar rezultatin.
Sulimani dje ishte titullar i padiskutueshëm për stafin teknik, ndërsa ai i ka shpërblyer me një gol.
Ishte ky goli i tij i dytë në fanellën e Bashkimit. Këta të fundit me 48 pikë ndajnë vendin e parë me Makedonija GJP. Të shtunën e ardhshme, Bashkimi 1947 luan në Prilep me Pobedën.