Rodriguez e ngacmon: Granit Xhaka duhet të jetë i kujdesshëm

- Bota Sot

Rodriguez e ngacmon: Granit Xhaka duhet të jetë i kujdesshëm

Kombëtarja e Zvicrës ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Luksemburgut, në ndeshjen miqësore që u zhvillua mbrëmë në stadiumin e St. Gallenit.

Në mungesë të Granit Xhakës dhe Manuel Akanjit, Ricardo Rodriguez dhe Breel Embolo morën edhe më shumë role drejtuese në kombëtare”, - shkruan mes tjera media zvicerane “Blick”.

“Duhet të fitonim. Kjo ishte e rëndësishme", shpjegon 32-vjeçari Ricardo Rodriguez.

Të martën, ai udhëhoqi ekipin kombëtar në fushë me shiritin e kapitenit për herë të parë.

"Për herë të parë kapiten dhe mënjeherë një fitore, Granit Xhaka duhet të jetë i kujdesshëm", ka bërë shaka Rodriguez..



Read it all at Bota Sot