Jonathan David është duke kaluar muajt e fundit te skuadra franceze Lille.
Sulmuesi kanadez do të mbetet i lirë në verë pasi kontrata me klubin francez i skadon dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Shumë skuadra janë vënë pas kanadezit i cili ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij. Interi është një nga skuadrat e fundit që i është shtuar garës për kanadezin dhe duan transferimin e tij me parametra zero.
“Neroazzurët” kanë filluar kontaktet me agjentët e lojtarit dhe duan ta kenë atë në sulm së bashku me Turam dhe Lautaro Martinez.
Interesimi për Dejvidin kanë shprehur edhe klubet angleze, megjithatë dëshira e tij mbetet Barcelona.