Thaqi: Jemi përgatitur maksimalisht që të japim nga vetja gjithçka

- Bota Sot

Thaqi: Jemi përgatitur maksimalisht që të japim nga vetja gjithçka

Futbollisti i Gjilanit, Armend Thaqi, është paraqitur para mediave në prag të sfidës kampionale ndaj Dritës, duke cilësuar si njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme, por jo edhe vendimtare.

Thaqi i cili është edhe në mesin e kapitenëve të skuadrës ka potencuar faktin se ai me bashkëlojtarët e tij janë gati për këtë ndeshje dhe do të japin gjithçka nga vetja në këtë takim.

“Kemi pasur dy javë kohë për t’u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Është ndeshje e vështirë, por jemi përgatitur maksimalisht që të japim nga vetja gjithçka për t’iu kthyer ecurisë pozitive”.

Duke folur për rëndësinë e ndeshjes, Thaqi ka shtuar se rivaliteti ndërmjet dy klubeve vazhdon të jetë prezent në fushën e blertë edhe pse në tribuna mungon spektakli i tifozëve.

“Derbi është një përgjegjësi e madhe dhe ne jemi të nderuar që jemi pjesë e kësaj ndeshje. Rivaliteti ekziston ende edhe pse i ka humbur shkëlqimi pa prezencën e tifozëve.

Tashmë vëmendja është te futbollistët brenda fushës dhe rivaliteti është prezent gjithashtu. Ky është ndër derbit më të mëdhenj në trojet shqipfolëse dhe është kënaqësi të jesh pjesë e derbit”.

Përballja ndërmjet Dritës dhe Gjilanit do të zhvillohet këtë të enjte me fillim nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan..



Read it all at Bota Sot