Llapi i mbështetur për ‘muri’ mobilizon forca ndaj kampionit të Kosovës

- Bota Sot

Llapi i mbështetur për ‘muri’ mobilizon forca ndaj kampionit të Kosovës

Llapi i Podujevës është i vetëdijshëm se çdo gabim do të rrezikojë edhe më shumë në javët e ardhshme.

Llapjanët do të takohen me kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin e Therandës.

Përballja do të luhet të luhet të shtunën (14.00) në kuadër të javës së 26-të. 

Llapit i duhet fitorja me çdo kusht sikurse edhe Ballkani për faktin se kësaj të fundit i rrezikohet pozita e dytë.

“Përballja e javës së 26-të në Albi Mall Superligë na sjell ndeshjen derbi ndaj FC Ballkani!

Ndeshja do zhvillohet të shtunën nga ora 14:00 në stadiumin "Zahir Pajaziti" dhe ne ju ftojmë të gjithëve për një përkrahje masive nga tribunat, sepse përkrahja juaj është motiv shtesë për ekipin që të vazhdoj me fitore dhe suksese të reja!

Përpara Llapi”, njofton KF Llapi.

Llapjanët janë të mbështetur për “muri” për faktin se gjendet në pozitiën e tetë me 29 pikë dhe Ballkani renditet në të dytin me 43 sosh.



Read it all at Bota Sot