Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

- Bota Sot

Lojtarët dhe menaxherët më të paguar të Ligës Premier – befasi në dy listat

Lojtarët dhe menaxherët me të ardhurat më të larta të Premier League janë zbuluar tashmë, ku nuk mungojnë befasitë.

Gazeta franceze L’Equipe ka shikuar se cilët yje marrin më shumë para në shtëpi çdo javë.

Zgjatja e kontratës së Erling Haaland me Manchester Cityn në fillim të vitit 2025 e ka bërë atë lojtarin më të paguar në Ligën Premier.

Sulmuesi norvegjez, 24 vjeç, tani fiton 2.57 milionë euro në muaj apo 30 milionë euro në vit, shumë më përpara se shoku i skuadrës, Kevin De Bruyne, i cili fiton 2.06 milionë euro apo rreth 25 milionë euro në vit.

Pas tyre janë Casemiro (Manchester United) dhe Mohamed Salah (Liverpool), të dy me fitime prej 1.88 milionë euro në muaj apo 22.5 milionë euro në vit.

Dyshja angleze, Marcus Rashford (Aston Villa) dhe Raheem Sterling (Arsenal) plotësojnë pesëshen e parë me 1.67 milionë në muaj apo 20 milionë euro në vit secili.

Për sa i përket menaxherëve, Pep Guardiola i Manchester Cityt kryeson listën me 1.98 milionë euro në muaj apo rreth 24 milionë euro në vit.

Spanjolli renditet para bashkëkombësit të tij, Mikel Arteta (Arsenal), i cili fiton 1.48 milionë euro në muaj apo rreth 18 milionë euro në vit dhe David Moyes (Everton) me 1.23 milionë euro në muaj apo rreth 15 milionë euro në vit.



Read it all at Bota Sot