Vëmendja te derbi

- Bota Sot

Vëmendja te derbi

Superiorja do të luajë 3 ndeshjet mjaft delikate dhe shumë të rëndësishme të këtij sezoni.

Në fushë do të zbresin 6 ekipe që do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 31-të të kampionatit.

Kështu spektakli i ditës së sotme do të nisë me derbin mes Dinamos dhe Partizanit.

Takim që do të luhet në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Paralelisht do të luhet edhe përballja e mbijetesës mes Teutës dhe Skënderbeut në “Niko Dovana”.

Egnatia – Vllaznia është sfida e fundit e kësaj jave, e cila do të luhet në “Egnatia Arena” në orën 20:00. Do të sfidohen mes tyre ekipet për kreun e renditjes, pasi vetëm 4 pikë aktualisht i ndajnë në klasifikim.



Read it all at Bota Sot