Gjysma e skuadrave në garë për mbijetesën

- Bota Sot

Gjysma e skuadrave në garë për mbijetesën

Dje u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 31-të të Superiores.

Tirana barazoi 2-2 përballë Bylisit në kryeqytet, ndërsa Laçi u mposht nga Elbasani (0-1).

Me fitoren e marrë, verdheblutë e Gvozdenoviç janë 4 pikë larg “Final Four”.

Në anën tjetër, nga Laçi i vendit të gjashtë deri te Teuta e vendit të fundit, diferenca është 3 pikë.

Gara është mjaft e ethshme për mbijetesën, ndërsa nesër janë edhe tri sfida të tjera për t’u luajtur.

Dinamo do të presë Partizanin, Egnatia përballet me Vllazninë dhe Teuta mat forcat me Skënderbeun.



Read it all at Bota Sot