Feliks largohet nga Milani drejt Turqisë, e kërkon Gallatasaraji

- Bota Sot

Feliks largohet nga Milani drejt Turqisë, e kërkon Gallatasaraji

E ardhmja e Zhoao Feliks, e lidhur dukshëm edhe me atë të trajnerit Serxhio Konseisao, duket se është larg Milan. Kjo nuk është një surprizë duke pasur parasysh koston e lartë të blerjes së kartonit të tij nga Çellsi (ai është i huazuar deri në qershor).

Kësaj i shtohet edhe performanca jo shumë bindëse (vetëm një gol në debutimin e tij në Kupën e Italisë), ndërkohë që Horhe Mendes, menaxheri i tij, vërtetoi se largimi i tij nga Milani është gjëja më e parashikueshme për momentin.

Menaxheri i sulmuesit portugez ka dhënë një përditësim për portalin turk “Spox”, duke shpjeguar se nëse arrihet një marrëveshje me Çellsin, Zhoao Feliks do të luajë për Gallatasaraj, sezonin e ardhshëm.

Pra, jo te Milani, as te Çellsi, por në Turqi, ku do të gjente Alvaro Morata (kanë luajtur së bashku tek Atletiko Madrid). Natyrisht që janë ende edhe dy muajt e fundit të kontratës me Milan, të cilat mund të ndryshojnë edhe kartat në tavolinë.

Por është mjaft e dukshme që në këtë moment ky është përfundimi më i mundshëm i një marrëdhënieje që ka shkuar më keq nga sa do të kishin shpresuar si lojtari ashtu edhe milanezët.



Read it all at Bota Sot