Drita i shkakton debakël Gjilanit në derbin e Anamoravës

- Bota Sot

Drita i shkakton debakël Gjilanit në derbin e Anamoravës

Drita e Gjilani në stilin e liderit të Kampionatit të Kosovës, i ka dhënë leksion Gjilanit.

Skuadra e Dritës i ka shkaktuar debakël Gjilanit me rezultat 5:0 në derbin e Anamoravës.

Dy skuadra të një qytetit e që luajnë në të njëjtin stadium, u përballen në kuadër të javës së 26-të.

As laiku më i madh nuk e ka pritur një Dritë si stuhi e për 45 minutat e parë të bombardoi katër herë portën e Gjilanit.

Golat i realizuan Almir Ajzeraj (12), Rron Broja (17), Arb Manaj (24’) e Denys Kostyshyn (43). 

Drita gjithnjë e më shumë po i afrohet titullit të kampionit, ndërsa Gjilani rrezikon që të humbasin pozitën e katërt.

Drita kryeson me 57 pikë e Gjilanit është në pozitën e katërt me 35 sosh.

Kjo është fitorja më e ëmbël për kryetrajnerin e Dritës  Zekirija Ramadanin dhe humbja më e hidhur për homologun e tij, Ardian Nuhiu.



Read it all at Bota Sot