Mbappe i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Beckham...

- Bota Sot

Mbappe i bashkohet Cristiano Ronaldos dhe Beckham...

Kylian Mbappé, ylli i Real Madridit dhe i kombëtares franceze, sapo ka zbuluar statujën e tij prej dylli në muzeun prestigjioz ‘Madame Tussauds’ në Londër, i cili do të ekspozohet nga 4 prilli.

Kjo statujë, e krijuar me saktësi mbresëlënëse, e paraqet atë në një pozë ikonike festive, me krahë të kryqëzuar, të veshur me fanelën e ekipit France ‘Euro 2020’. Mbappé, i mahnitur nga realizmi i statujës së tij, tha: "Jam pikërisht unë, është surreal!"

Shefi ekzekutiv i ‘Madame Tussauds’, Steve Blackburn e përshëndeti Mbappé si një "ikonë kulturore moderne" dhe theksoi rëndësinë e statujës së tij në vendlindjen e futbollit.

Kjo statujë bashkohet me legjenda të tjera sportive, si Cristiano Ronaldo dhe David Beckham, duke përforcuar staturën globale të sulmuesit madrilen.

Nga data 4 deri më 21 prill, fëmijët nën 16 vjeç të veshur me një fanelë Mbappé do të kenë hyrje falas në muze. Kjo statujë shënon edhe të dytin në një muze të ‘Madame Tussauds’, pas atij të zbuluar në Berlin në vitin 2024.

Mbappé, i cili u shpreh i nderuar, po pret me padurim reagimet e fansave, që së shpejti do të mund ta admirojnë këtë vepër në kryeqytetin anglez.



Read it all at Bota Sot