Dy përballje interesante sot në Superligë

- Bota Sot

Dy përballje interesante sot në Superligë

Xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll u hap të enjten me derbin Drita-Gjilani që i takoi “intelektualëve” pasi triumfuan me rezultat të thellë 4-0, raporton KosovaPress.

Sot, kjo xhiro do të vazhdojë edhe me dy ndeshje të tjera mjaftë interesante.

Nga ora 14:00 Malisheva udhëton në Suharekë për t’u përballur me Suharekën dhe kërkon të kthehet te fitorja pas barazimit të papritur me Feronikelin 74’.

Ndërsa nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të ndizen reflektorët për ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit. Skuadra nga kryeqyteti është e detyruar të fitojë për të vazhduar kështu luftën për një vend që dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje zhvillohen të shtunën ku ballafaqohen Ferizaj-Dukagjini dhe Llapi-Ballkani.



Read it all at Bota Sot