Serbët në siklet, Novi Sadi mund të jetë mikpritës i shqiptarëve

- Bota Sot

Serbët në siklet, Novi Sadi mund të jetë mikpritës i shqiptarëve

Ballafaqimi mes Serbisë dhe Shqipërisë do të luhet më 11 tetor të këtij në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në futboll.
Ende nuk dihet se do të luhet në Beograd apo në Novi Sad.

Ditëve të fundit po bëhet bujë se kjo ndeshje do të luhet në Novi Sad për shkak se siguria do të jetë më e madhe për shqiptarët.

Duket se ky lajm po i shqetëson disa media në Serbi për faktin se Novi Sadin nuk e shohin edhe si vend ideal, kur dihet se është kryeqytet i krahinës se Vojvodinës, që ka vitet që është suprimuar autonomia e saj nga regjimi serb.

Deklarata e fundit e komentatorit të sportit në Kosovë, Arlind Sadiku, paksa i ka çartur serbët për faktin se Novi Sadi nuk iu pëlqen edhe aq serbëve për ndeshjet e futbollit.

“Ndeshja Serbi - Shqipëri nuk do të luhet në Beograd. Aktualisht, Novi Sad është një opsion”, ka thonë Sadiku.



Read it all at Bota Sot