Uli Hoeness vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Bayern

- Bota Sot

Uli Hoeness vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Bayern

Uli Hoeness vazhdon të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm te Bayerni.

Ai gjithmonë ndërhyn duke marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e klubit.

Në javët e fundit, Hoeness ka folur publikisht për dëshirën e tij që Florian Wirtz të bëhet sa më shpejt lojtar i Bayern. Ai, madje, ka dhënë disa deklarata për këtë.

Dëshira e tij e radhës nuk është një futbollist, por një emër i shquar i futbollit modern, Ralf Rangnick. Hoeness po planifikon që ta bëjë atë “trurin absolut” të klubit bavarez.

Roli i Rangnick te Bayern mund të jetë i ngjashëm me atë që ka aktualisht Jurgen Klopp te Red Bull. Pra, arkitekt i zhvillimit të akademisë, i lidhjeve ndërkombëtare dhe i filozofisë së lojës që skuadra do të ndjekë në vitet e ardhshme.

Ky rol i ri nuk ka asnjë cenim për punën e trajnerit Vincent Kompany. Belgu e ka të sigurt vijimësinë e tij në “Allianz Arena”, sepse gëzon respektin dhe vlerësimin më të lartë nga klubi.



Read it all at Bota Sot