Katër të dyshuarve për rastin e njohur si “dhunimi i 11 vjeçares” iu është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Gashi tha se masa e paraburgimit ju është vazhduar edhe tre të pandehurve të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë çështje penale.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 24.02.2025 ka marr vendim dhe ka aprovuar kërkesën e PTHP për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H. Të pandehurve V.A., P.SH., L.A. dhe G.H. ju është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj për secilin, përkatësisht deri me datën 26.05.2025. Për njoftimin tuaj masa e paraburgimit ju është vazhduar edhe tre të pandehurve të tjerë, të cilët janë të përfshirë në këtë çështje penale”, ka thënë Gashi.