Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet tek United

- Bota Sot

Ronaldo e këshillon top yllin portugez që të transferohet tek United

Cristiano Ronaldo i ka dhënë një dorë ndhime trajnerit të Manchester United, Ruben Amorim, për të siguruar transferimin e njërit prej objektivave të tij kryesor të verës. 

Ka qenë një sezon i tmerrshëm për Unitedin pasi ata momentalisht renditen në pozitën e 13-të në Ligën Premier, me 33 pikë më pak se lideri i tabelës Liverpooli. 

Erik Ten Hag ishte shkarkuar në tetor dhe u zëvendësua shpejt nga Amorim, i cili deri më tash ka pasur vështirësi që ta implementojë stilin e tij të lojës tek ekipi aktual. 

Me mendje nga e ardhmja, është raportuar se Unitedi do të jetë mjaft i zënë gjatë afatit kalimtar veror, ku disa lojtarë pritet të largohen nga klubi, por pritet të ketë edhe prurje të reja. 

Siç ka raportuar The Sun, United ka shprehur interesim për transferimin e Francisco Trincao (Sporting Lisbona), i cili punoi nën urdhrat e Amorim gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit portugez. 

Sidoqoftë, raporti shton se Sportingu pritet ta luajë ‘lojën e vështirë’ dhe do të kërkojë një shumë prej 50 milionë eurosh për ta lënë të lirë lojtarin. 

Është sugjeruar gjithashtu se ish-klubi i Trincaos, Barcelona, pritet që të aktivizojë opsionin e 50 për qind të të drejtave të kartonit të tij, që mund të jetë diçka problematike për ‘Djajtë e Kuq’. 

Megjithatë, duke se Trincaon ka qenë Cristiano Ronaldo ai i cili e ka këshilluar që të bëhet pjesë e Unitedit. 

Këtë e bëri të ditur gazetari Graeme Bailey, i cili deklaroi se Ronaldo së bashku me Bruno Fernandes dhe Diogo Dalot, kanë bërë përpjekje që ta bindin atë të transferohet në ‘Old Trafford’.



Read it all at Bota Sot