Ëndrra e madhe e Brazilit

- Bota Sot

Ëndrra e madhe e Brazilit

Kombëtarja e Brazilit është duke përjetuar një nga momentet më të vështira të dekadave të fundit, gjë që e tregoi më së miri dhe paraqitja zhgënjyese në humbjen e fundit 4-1 ndaj rivalit historik, Argjentinës.

5 herë kampionët e Botës janë në kërkim të një trajneri të ri, me të cilin synojnë të arrijnë suksesin e munguar prej kohësh në Kupën e Botës 2026. Dëshira e madhe e “Selecaos” për stolin është Carlo Ancelotti, trajneri italian prej kohësh është përfolur për të marrë drejtimin e Brazilit.

Mediat braziliane raportojnë se kanë nisur bisedimet e para, por ende nuk mund të flitet për një marrëveshje.

Në Brazil presin që Ancelotti të largohet në fund të këtij sezoni nga Real Madrid dhe të marrë drejtimin e kombëtares së tyre, por tekniku italian mund të vazhdojë të drejtojë “Los Blancos” deri në verën e vitit 2026, kur i mbaron kontrata aktuale.

Presidenti i Federatës Braziliane, Ednaldo Rodrigues, në rast se nuk arrin marrëveshjen me Ancelottin, ka një plan B, i cili mban emrin e Jorge Jesus. Trajneri i njohur portugez ka shprehur haptazi dëshirën për të drejtuar Brazilin dhe është në pritje të një telefonate.

Ai është i gatshëm të mbyllë aventurën me arabët e Al Hilal, menjëherë pas Kupës së Botës për Klube, e cila do të mbahet këtë verë dhe më pas të marrë menjëherë drejtimin e Brazilit.



Read it all at Bota Sot