Elbasani publikon çmimet e biletave ndaj Tiranës

- Bota Sot

Elbasani publikon çmimet e biletave ndaj Tiranës

Ndeshja përmbyllëse e javës së 32-të të Kategorisë Superiore është Elbasani-Tirana.

Skuadra verdheblu do të presë kryeqytetasit në “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Pak më parë, klubi i Elbasanit ka publikuar dhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj bardhebluve.

Bileta më e lirë është ajo e Tribunës C me 200 lekë, më pas E, D dhe F me 300 lekë.

Çmimi tek Tribuna A dhe B është 1,000 lekë, ndërsa bileta në zonën VIP kushton 2,000 lekë. Elbasani vjen në këtë takim pas një fitoreje ndaj Laçit, ndërsa Tirana pas një barazimi ndaj Bylisit..



Read it all at Bota Sot