Andrea Kambiazo dhe Duglas Luiz nuk ia dalin dot për sfidën e sotme kundër Xhenoas, që Juventusi do të luajë në shtëpi në orën 18:00. Për këtë arsye, Tudor duhet të nisë me disa modifikime të formacionit që kërkonte të krijonte përballë Xhenoas. Tudor ka zgjedhur menjëherë formacionin me tre mbrojtës, që pritet të zbresin në fushë me Kalulu-Gati dhe Veiga përpara Di Gregorios.
Në krahët e mesfushës me 4 do të jenë Ueah e Mbangula, ndërsa në qendër Lokateli dhe Turam.
Në sulm rikthehet Dushan Vlahoviç si titullar, i cili do të mbështetet nga Kopmeiners dhe Jildiz. Randal Kolo Muani pritet që ta nisë nga stoli këtë sfidë, bashkë me Mekenin, Konseisaon e Niko Gonzalezin.
Megjithatë, ka disa balotazhe për Tudorin që mund të aktivizojë edhe Niko Gonzalezin në vend të Mbangulës, me këtë të fundit që gjithsesi mbetet në avantazh. Tudor po studion gjithashtu edhe mundësinë që Kolo Muani dhe Dushan Vlahoviç ta nisin së bashku në sulm, por për momentin trajneri i ri nuk preferon të rrezikojë shumë.