Një lajm senzacional vjen nga Spanja. “Fichajes” raporton se Real Madrid do të bëjë disa përforcime të bujshme në ditët e para të merkatos së verës për të synuar trofeun në Kupën e Botës për Klube, kompeticion që do të zhvillohet për herë të parë këtë verë.
Sipas raportiit në fjalë, Reali zynon të zyrtarizojë transferimin e Alexander-Arnold dhe Martin Zubimendi para 15 qershorit, datë kur fillon Kupa e Botës për Klube. Por “Los Blancos” nuk ndalen me kaq, pasi synojnë të huazojnë edhe legjendën e tyre, Cristiano Ronaldo-n.
Klubi madrilen po mendon për një marrëveshje huazimi për sulmuesin portugez, kaq ka mjaftuar që të emocionohen tifozët e shumë të Realit.
Ende nuk flitet për detaje të tjera, por me siguri bëhet fjalë për huazim 1 mujor vetëm a për Kupën e Botës, pasi Ronaldo është shprehur publikisht që nuk mendon të largohet nga liga arabe.