Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi – shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

- Bota Sot

Përmbyten disa vendbanime, uji shkatërron shumë shtëpi – shiu nuk ka të ndalur në Bosnje

Bosnja dhe Hercegovina po përballet me reshje të mëdha shiut, e cila gjë ka bërë të përmbysen vendbanime të ndryshme.

Gomjenica, një vendbanim në Prijedor, është nën ujë, siç dëshmojnë edhe pamjet që tregojnë shtëpi dhe vetura të përmbytura.

Mund të shihet se uji ka arritur deri në gjysmën e disa shtëpive, ndërsa objektet ndihmëse janë zhdukur në ujë më herët.

Në këtë qytet, dje është shpallur gjendja e jashtëzakonshme për mbrojtje nga përmbytjet pasi uji depërtoi në shumë shtëpi gjatë orëve të mbrëmjes. Banorët janë evakuuar, ndërsa reshjet e shiut nuk kanë të ndalur.

Nga administrata e qytetit të Prijedorit është bërë e ditur se kanë kaluar një natë të vështirë.

“Po rriteshin nivelet e ujit në lumin Sana dhe në Gomjenicë, dhe lumenjtë u përhapën në vendbanimet Gomjenica dhe Tukovi, duke shkaktuar përmbytje në një zonë më të gjerë. Lumi Sana depërtoi në Tukovi përmes murit mbrojtës, i cili ishte ndërtuar dhe përforcuar bazuar në mesataren 500-vjeçare”, thuhet në njoftim.

Sipas informacioneve, gjatë ditës dhe natës së kaluar, në këtë qytet janë përmbytur rreth 350 shtëpi dhe objekte ndihmëse.



Read it all at Bota Sot