Dritës i “buzëqesh” titulli, Llapi rrezikon rënien nga liga

- Bota Sot

Dritës i “buzëqesh” titulli, Llapi rrezikon rënien nga liga

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 26 në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi e lëshoi fitoren nga duart në fund ndaj Ballkanit, kurse Ferizaj shënoi fitore të rëndësishme ndaj Dukagjinit.

E pas 26 ndeshjeve, renditjes vazhdon t’i prijë Drita me 57 pikë, 13 më shumë se Ballkani që po vazhdon të bëjë gabime të njëpasnjëshme.

Në vendin e tretë është Malisheva me 41 pikë, kurese Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj janë pozitat pasuese me 35 pikë secili.

Suhareka dhe Dukagjini gjenden në pozitat shtatë dhe tetë me 32 pikë, kurse i parafundit është Llapi me 30.

Krejt në fund është Feronikeli 74 me 14 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot