Harry Kane shënon edhe ndaj ekipit që kishte “shpëtuar” nga golat e tij

- Bota Sot

Harry Kane shënon edhe ndaj ekipit që kishte “shpëtuar” nga golat e tij

Bayern Munih po përballet në “Allianz Arena” ndaj St.Pauli, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Bundesligë.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Bavarezët shënuan të parët në minutën e 16-të, ku Jamal Musiala përfiton nga një gabim fatal i miqve, Michael Olise asiston bukur për Harry Kane dhe anglezi dërgon topin në rrjetë.

Ky është një gol me rëndësi të veçnatë për Kane, pasi St.Pauli ishte ekipi i vetëm që anglezi nuk i kishte shënuar dot që kur u transferua te Bayern.

Harry Kane tani ka shënuar kundër të gjitha 19 skuadrave të Bundesligës me të cilat është përballur me Bayernin deri më tani.

Miqtë barazuan shifrat në minutën e 25-të me Elias Saad, i cili konkretizoi me gol një aksion të gjatë të miqve.



Read it all at Bota Sot