Partizani do të përballet nesër me Laçin, ndërsa ndeshja vlen për javën e 32-të të Superiores. Një duel ku Skënder Gega do të ketë debutimin e tij, pasi rikthimit te të kuqtë.
Jo pak shqetësime për trajnerin e ri të “demave”, që duhet të mendojë për zonën Final Four. Pesë lojtarë, të preferuar edhe titullarë në shumë raste, do të humbisnin derbin me Tiranën nëse ndëshkohen nesër.
Bëhet fjalë për futbollistë nga mbrojtja në sulm. Bytyçi, Sembene, Domgjoni, Shanaj dhe Keko nuk do të donin të ishin jashtë për një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.
Takimi me Laçin do të fillojë nesër në orën 17:00, pikërisht në “Arena e Demave”. Të dyja skuadrat kanë ecurinë më të dobët aktualisht në Superiore.