Futbollisti Jahja Danuza ra heroikisht në luftë kundër okupatorit serb gjatë fundmarsit të vitit 1999.
Klubi i futbollit Rahoveci, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, e kujton me krenari ish futbollistin e saj dhe pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Jahja Danuza, hero i paepur dhe ish lojtar i KF Rahovecit!
Jahja Danuza, një emër që mbetet i shënuar thellë në zemrat e të gjithëve.
Si ish-lojtar i KF Rahovecit kuntriboji në masë të madhe për futbollin në komunën tonë dhe më gjërë.
Jahja Danuza pati një ndikim të veçantë në fushën e lojës, por më pas, me vendimin për t’u angazhuar në luftën për liri, ai shkoi përtej të gjitha kufijve të mundshëm, duke sakrifikuar jetën për atdhenë dhe idealet që i besonte.
Më 29 mars 1999, Jahja Danuza ra heroikisht në kufirin shqiptaro - shqiptar në Shishman të Bokës, te "Livadhet e Gjata" të Rekës së Keqe, duke u bërë dëshmor i kombit.
Ai dha jetën për lirinë e Kosovës, për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për popullin e tij.
Vdekja e tij ishte një humbje e madhe, por gjithashtu një simbol i guximit dhe qëndresës që ka shoqëruar luftën e Kosovës. Jahja Danuza është përjetësuar në kujtimet e të gjithë atyre që e njohën dhe që luftuan krah tij.
Përveç angazhimit të tij si sportist dhe dashamirës i futbollit, Jahja Dunaza ishte gjithashtu një njeri i thjeshtë, por i vendosur në qëllimet e tij. Mbi të gjitha, ai ishte një patriot i pakundërshtueshëm dhe i pathyeshëm. Vepra e tij, si futbollist dhe si dëshmor, do të mbahet mend përherë si një model i sakrificës, përkushtimit dhe dashurisë për atdhenë.
KF Rahoveci ju përkujton çdo herë Jahja Danuza.
Lavdi!”, shkruan në faqen e FC Rahovecit.