Mësohen dy gjysmëfinalistet e para në Angli

- Bota Sot

Mësohen dy gjysmëfinalistet e para në Angli

Janë luajtur sot dy nga çerekfinalet e vlefshme për FA cup, ku janë përcaktuar dhe dy ekipet e para gjysmëfinaliste. Në “Craven Cottage

“në Londër, Fulham u mund 0-3 në shtëpi nga Crystal Palace.

Miqtë shënuan dy gola brenda 4 minutave në pjesën e parë, fillimisht me Eberechi Eze në 34′ dhe në 38′ me Ismaila Sarr. Goli i tretë u shënua në minutën e 75-të me Eddie Nketiah.

Në sfidën tjetër, mes Brighton dhe Nottingham Forest, ndryshe nga e para, munguan golat. Koha e rregullt dhe shtesa prej 30 minutash u mbyllën në barazim të bardhë.

Kualifikimin për në gjysmëfinale e vendosi “ruleta ruse”, aty ku miqtë e Nottingham Forest u treguan më të saktë. Nesër do të përcaktohen dhe dy gjysmëfinalistet e tjera. Preston-Aston Villa dhe Borunemouth-Manchester City, janë dy çiftet e fundit.



Read it all at Bota Sot