Ukrainasit zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në Kursk - pamjet

- Bota Sot

Ukrainasit zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në Kursk - pamjet

Parashutistët ukrainas kanë arritur të zënë rob lufte pesë ushtarë rusë në rajonin Kursk të Rusisë.

Ukrainasit publikuan edhe pamjet të kapjes së tyre në këtë rajon që është bërë pikë e nxehtë e kësaj lufte.

Parashutistët njoftuan se ushtarët rusë të kapur do të akuzohen për trajtim çnjerëzor të ukrainasve, torturim dhe ekzekutim.

Ata gjithashtu kanë  refuzuar të zbatojnë rregullat e luftës – duke shkelur çdo konventë ndërkombëtare – që dënon sulmin mbi civilët.

Kjo nuk është hera e parë që ukrainasit zënë rob lufte ushtarë rusë. Megjithatë shumica prej tyre janë trajtuar sipas konventave, dhe me raste janë përdorur në programet për shkëmbimin e të burgosurve.



Read it all at Bota Sot