Yildiz: Jam shumë i kënaqur për golin ndaj Genoas

- Bota Sot

Yildiz: Jam shumë i kënaqur për golin ndaj Genoas

Kenan Yildiz ishte protagonist i golit të fitoresm që i dha Juventusit tri pikë kundër Genoa. Turku foli për ndeshjen në mikrofonat e DAZN:

“Padyshim, ishte një nga golat e mi më të bukur. Jam i kënaqur, kemi cilësi si grup, ndaj duhet të punojmë.

Çfarë ka sjellë trajneri i ri? Tudor ka sjellë energji të reja, por dua të falënderoj edhe ish-trajnerin Motta për gjithçka që bëri”.

Juventusi u kthye te fitorja në ndeshjen e parë me Igor Tudor në pankinë.

E bëri këtë me dëshirë dhe qëndrim, më shumë se me lojë emocionuese, kundër një Genoa që gjithsesi mbeti në lojë, por pa qenë shumë e rrezikshme gjatë 90 minutave.

Në stadiumin “Allianz” përfundon 1-0, me golin e shënuar në minutën e 25-të nga Kenan Yildiz, që ishte padyshim lojtari më i mirë në fushë.

Në pjesën e parë, Juventusi ushtroi presion dhe luajti me intensitet të mirë, duke kërkuar lëvizje të reja loje dhe mbështetur në fuqinë e Dusan Vlahovic, i cili këtë herë luajti titullar, ndërsa Kolo Muani qëndroi në pankinë.

Pikërisht Vlahovic është ai që luan një rol të rëndësishëm në aksionin që çoi në golin e Juventusit në minutën e 25-të. Pas një topi të punuar mirë nga ai, Yildiz dribloi dy kundërshtarë, goditi me këmbën e djathtë dhe e dërgoi topin në rrjetë.



Read it all at Bota Sot