Shkëndija e Haraçinës sot ka deklasuar skuadrën e FK Pçinja me rezultat tenisi 6:0, në stadiumin “Hasanbeg Arena”,.
Golat për liderin dhe kampionin e ardhshëm të Ligës së Tretë-Veri në Maqedoni, i shënuan: Fikret Livareka (2), Dario Desnic (1), Omer Sulejmani (1), Aleksandar Gjorgjieski (1) dhe një autogol.
Ndeshja në fjalë tërhoqi vëmendjen e tifozëve të cilët ishin në numër të konsiderueshëm.
Shkëndija kishte vendosur që të hollat nga kjo ndeshje t’i dedikohen familjeve të viktimave në tragjedinë e madhe në Koçani.
Një gjest i madh i haraçinasve që padyshim duhet vlerësuar