Në elitën e futbollit çek, këtë fundjavë po zhvillohet xhiroja e 27-të.
Në ndeshjen Slovacko – Slovan Liberec po luan edhe mesfushori Qëndrim Zyba, i cili është pjesë e këtyre të fundit.
Zyba startoi nga fillimi në një ndeshje të Liberecit, që nga 16 shkurti.
Ai menjëherë doli në skenë, duke asistuar në minutën e 13-të, për golin e shënuar nga Krollis.
Zyba edhe vetë e gjeti rrjetën e golit, pasi shënoi nga penalltia në minutën e 29-të.
Në minutën e 36-të, Zyba përsëri e gjeti rrugën e golit, pas një depërtimi fantastik e një goditjeje maestrale.
Zyba është pjesë e Liberecit që nga vera e vitit të kaluar, ku u transferua për 500 mijë euro nga Ballkani.
Gjashtë muajt e dytë të sezonit të kaluar, Zyba kishte luajtur për Legian e Varshavës.